Sport
Pasi kaloi natën në paraburgim, Bartomeu u la i lirë me kusht, vijojnë hetimet e mëtejshme
Demokracia
18:45 | 02 Mars 2021

Share:

Ish-presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu dhe ish-bashkëpunëtori i tij, Haume Masferer u liruan me kusht, pasi kaluan mbrëmjen e kaluar në paraburgim për shkak të çështjes “Barsage”.

Dyshja në fjalë së bashku me ish-zyrtarë të klubit katalunas, u arrestuan të hënën në një operacion të gjerë policor, shkruan Demokracia.com.

Mediat spanjolle njoftuan se Bartomeu dhe zyrtari tjetër u liruan me kusht.

“Gjykata hetimore në Barcelonë, lidhur me çështjen që u iniciu në maj të vitit 2020 për shkak të administrimit të pabesë dhe korrupsionit, ka ngritur akuzë ndaj Bartomeut dhe Masfererit. Dyshja që janë ende nën hetime, janë liruar sot nga gjykatësi me kusht”, thuhet në njoftimin e gjykatës në fjalë.

Hetimi ka nisur pas dyshimeve se Bartomeu ka paguar kompani për të prishur reputacionin e disa ish-futbollistëve në rrjetet sociale.

Dyshohet se në këtë mes ishte edhe Leo Messi. /Demokracia.com

Të ngjashme