Sport
Pasi eliminuan Ballkanin, Zalgirisi tani mposht edhe Malmon
Demokracia
20:19 | 19 Korrik 2022

Share:

Skuadra lituaneze, Zalgiris ka mposhtur Malmon në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues për Champions League.

Zalgiris ka fituar ndaj Malmos në shtëpi me rezultatin minimal 1:0.

Fabien Ourega ishte golashënuesi i vetëm në këtë përballje.

Ourega me golin e tij në minutën e 49’të shkaktoi befasinë e madhe të ndeshjeve të sotme në kuadër të kualifikueseve për CHL.

Kujtojmë se Zalgiris fitoi edhe ndaj Ballkanit në raundin e parë me rezultatin e përgjithshëm 2:1, ku u kualifikua tutje në raundin e dytë.

Sonte, ky ekip mori një fitore historike ndaj një kundërshtari jashtëzakonisht të mirë, Malmo FF./GazetaBlic

Të ngjashme