Lajme
Pas vizitës në Shqipëri, Erdogani të martën pret Vuçiqin në Turqi
Demokracia
22:28 | 17 Janar 2022

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të martën e 18 janarit do të vizitojë Republikën e Turqisë.

Ai do të marrë pjesë në mbledhjen e tretë të Këshillit të Lartë për bashkëpunim ndërmjet Turqisë dhe Serbisë, shkruan Demokracia.com.

Sipas mediave serbe, me këtë rast do të nënshkruhen një sërë dokumentesh me rëndësi të veçantë për përparimin e bashkëpunimit bilateral.

Gjatë vizitës në Ankara, Vuçiq do të takohet me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Presidenti Erdogani sot ishte për vizitë njëditore në Shqipëri. Ai e takoi kryeministrin Edi Rama, por jo edhe presidentin Ilir Meta.

Erdogani ka kohë që nuk e ka vizituar Kosovën dhe që disa herë është duke i vizituar vendet fqinje. /Demokracia.com/

Rama i jep përqafimin “e fundit” Erdoganit (VIDEO)

 

 

Të ngjashme