Lajme
Pasi e quajti mediokër, ish-këshilltari i Kurtit ia publikon Osmanit doktoratën: As në UP s’kish kalu
Demokracia
19:55 | 20 Prill 2022

Share:

Që t’i duket punimi më i gjatë, presidentja Vjosa Osmani e mbushi doktoratën e saj me dokumente të institucioneve të ndryshme.

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha, sot e ka publikuar punimin e doktoratës së Osmanit, shkruan Demokracia.com.

Ai ka thënë shkurt se ky punim “as në UP s’kish me kalu”.

Ajo që bie në sy te punimi i presidentes, pa analizuar përmbajtjen, është numri i pakët i faqeve. Punimi i saj i publikuar ka 169 faqe. Megjithatë, jo të gjitha faqet e këtij punimi janë trajtim i çështjes për të cilën ka doktoruar ajo. Osmani i ka bashkëngjitur punimit edhe materiale të ndryshme të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, të cilat janë lehtësisht të qasshme në faqe të ndryshme të internetit.

Nga faqja e parë (titulli) dhe deri në bibliografia, punimi shkencor i presidentes Osmani i ka vetëm 117 faqe. Pra, 52 faqe te punimit të doktoratës apo 1/3 është e mbushur me dokumente, ligje të Kosovës dhe konventa ndërkombëtare.

Deri më tani, presidentja Osmani nuk ka reaguar ndaj publikimit të punimit të saj të doktoratës.

Të ngjashme