Sport
Pasi e “nokautoi” Serbinë dhe u eliminua nga Botërori, Xhaka po kalon pushimet me familje në Dubai
Demokracia
15:34 | 12 Dhjetor 2022

Share:

Kapiteni i Përfaqësueses së Zvicrës, shqiptari Granit Xhaka është duke kaluar kohë pushimi me familjen e tij në Dubai.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova ka shpërndarë disa fotografi në Instagram gjatë pushimit të tij me familje, shkruan Demokracia.com.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)


Edhe bashkëshortja e tij, Leonita ka ndarë pamje nga vendi ku po kalon pushimet me Xhakën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LEONITA XHAKA (@leonita.x)


Këtë pushim Granit Xhaka po e shfrytëzon në kohën kur Kupa e Botës në Katar është ende duke u zhvilluar, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje për t’u zhvilluar në total – dy gjysmëfinale, ndeshja për vendin e tretë dhe finalja e madhe e 18 dhjetorit.

Granit Xhaka dhe Zvicra u eliminuan nga Kupa e Botës në 1/16 nga Portugalia e cila e mundi 6:1.

“Helvetikët” në përbërje me dyshen shqiptare, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin siguruan kualifikimin në fazën tjetër falë fitores së madhe kundër Serbisë./Demokracia.com/

Të ngjashme