Pasi dha disa leksione në Oksford, Mia Khalifa ka një kërkesë për ndjekësit.
Ajo iu është lutur fansave që të mos bëjnë tatuazh imazhin e saj. Khalifa ka marrë shkas nga një djalë që kishte postuar një foto ku shihej se kishte bërë fytyrën e saj tatuazh në shpatull.
“Ju lutem mos më bëni më tatuazh, është shumë shqetësuese dhe asnjë prej tatuazheve nuk është bërë pasi i jam nënshtruar operacionit të hundës”, ka shkruar ajo.
Mia Khalifa, pasi i dha fund karrierës së saj në filmat për të rritur, aktualisht punon si influencer.