Lajme
Pasi dha dorëheqje Latifi, Kurti me mëngjes shkon në QKUK
Demokracia
07:39 | 10 Tetor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar një vizitë në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Pasi që ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, dha dorëheqje nga posti i tij të enjten e kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur që sot të zhvillojë një vizitë në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Për këtë vizitë të Kurtit, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar pas mesnatës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, viziton Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK)”, thuhet në njoftim.

Kjo vizitë është planifikuar për ora 07:00 të mëngjesit të sotëm.

Të ngjashme