Lajme
Pasi dështoi projektligji për pagën minimale, Mustafa i quan të papërgjegjshëm deputetët e VV-së
Demokracia
13:30 | 06 Qershor 2022

Share:

Kuvendi i Kosovës ka dështuar që të votojë projektligjin për pagën minimale.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa i ka cilësuar si të papërgjegjshëm deputetët e pushtetit, pasi ka dështuar votimi në parim i projektligjit për ngritjen e pagës minimale.

Mustafa përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se deputetët e pushtetit nuk janë në gjendje që ta kalojnë asnjë ligj të vetëm.

“Nga 69 deputetë të pushtetit sot në sallë ishin vetëm 51. Të tjerët nëpër ekskursione, në bisht të aeroplanit. As një ligj të vetëm s’janë në gjendje ta kalojnë. Të papërgjegjshëm, deri në pikën e fundit”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook. /Demokracia.com/

Të ngjashme