Lajme
Pasi dërgoi ekip për intervenim në Skenderaj, Bekim Jashari e falënderon publikisht Bali Muharremajn
Demokracia
22:42 | 19 Janar 2023

Share:

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, iu është shprehur falënderues kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremajt, për dërgimin e ekipit të zjarrëfikësve për intervenim në zonat e prekura nga vërshimi në Skenderaj.

Jashari ka falënderuar publikisht Muharremajn me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa ka kërkuar edhe nga institucionet qëndrore ndihmë për intervenim të shpejt, shkruan Demokracia.com.

“Në këto momente aspak të lehta kërkoj intervenim të shpejtë nga institucionet lokale e qendrore në zhbllokimin e kanaleve dhe lumenjve për të evituar ndonjë katastrofë apo viktima eventuale e po ashtu të furnizohen me gjëra ushqimore zonat e prekura. Një falënderim i veçantë për komunën e Suharekës me kryetar Bali Muharremaj e cila ka nisur ekipen e zjarrëfikësve në intervenim të zonat e prekura në Skenderaj”, deklaroi Jashari.

Ai ka falënderuar edhe ekipin e zjarrëfikësve dhe policinë për angazhim të tejkalimit të situatës së jashtëzakonshme në Skenderaj. /Demokracia.com/

Të ngjashme