ShowBiz
Pasi braktisi muzikën për t’iu përkushtuar fesë, Fero ndryshon edhe emrin
Demokracia
22:30 | 11 Shtator 2023

Share:

Ish-reperi i njohur me nofkën “Fero” e ka ndërruar emrin pak kohë pasi njoftoi se e ka braktisur muzikën për t’iu përkushtuar fesë islame.

Emri i ri i “Feros” do të jetë “Khattab”, këtë e ka kumtuar ai përmes një insta-storie.

Ai vazhdimisht poston gjëra me elemente islame, madje kishte dhënë një intervistë “duke u shprehur i penduar për veprat e mëhershme”.

Gjatë kohës sa ishte në muzikë, ka qenë ndër reperët më të komentuar, dhe jo vetëm për shkak të muzikës së tij.

 

Të ngjashme