Lajme
Pasi administrata Biden u dëshpërua me Kurtin, Grenell: Rusia duhet të jetë e kënaqur
Demokracia
22:55 | 28 Tetor 2022

Share:

Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Sekretari Antony Blinken kanë shprehur pakënaqësi dhe zhgënjim  me Qeverinë e Kosovës, pasi që ka refuzuar kërkesën për ta shtyrë për 10 muaj zbatimin e vendimit për targat.

Lidhur me vendimin e Qeverisë ka reaguar nëpërmjet një postimin në rrjetin social “Twitter” edhe ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell duke thënë se rusët duhet të jenë të kënaqur me Kurtin.

“Ruset duhet të jenë shumë të kënaqur tani me Albin Kurtin”, ka shkruar Grenell.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1586082752734015488

Sekretari Antony Blinken është shprehur i zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, e cila ka refuzuar t’i respektojë kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë për të shtyrë për 10 muaj zbatimin e vendimit për targat.

Blinken i ka thënë mediumit The Pavlovic Today se Kosova ka të drejtë që ta implementojë vendimin nën Marrëveshjen e Brukselit, por se kërkesa që të shtyhet afati, u refuzua nga kryeministri Kurti.

Shtetet e Bashkuara thanë se së bashku me faktorin ndërkombëtar kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë afatin për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia dhe t’i konvertojnë ato në targat RKS – Republika e Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat për të bërë një gjë të tillë nga partnerët ndërkombëtarë”, u tha në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

SHBA-ja më herët kishte bërë të ditur se është kërkesë e saj dhe e Bashkimit Evropian që Kosova të shtyjë afatin për riregjistrim për dhjetë muaj./Demokracia.com/

Të ngjashme