Pasaporta e humbur e artistit të ndjerë Michael Jackson, ka dalë në shitje për 75 mijë dollarë.
Mbreti i pop-it e humbi dokumentin në fillim të viteve ’90 dhe duhej të plotësonte një kërkesë për zëvendësim. Pasaporta është në një gjendje të mirë, e plotësuar me të gjitha informatat personale, të cilat janë lehtësisht të lexueshme dhe katër fotografi të tij.
Ka kaluar më shumë se një dekadë që kur Michael Jackson vdiq në mënyrë tragjike,për shkak të një arresti kardiak në Los Angeles.
Vdekja e tij erdhi nga një mbidozë e propofolit, një ilaç që ylli i muzikës merrte për të luftuar pagjumësinë./Demokracia.com/