Vetëm pak kohë pasi nënshkroi zyrtarisht me Galatasarayn, futbollisti Nicolo Zaniolo ka nisur punën për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë të hënën.
Zaniolo është fotografuar në Qendrën e Ndihmës së Stadiumit Nef teksa pa ndihmonte në kompletimin e paketimeve për t’i nisur drejt juglindjes së Turqisë, atje ku ishte edhe epiqendra e tërmetit nga e cila mijëra njerëz humbën jetën.
“Lojtari ynë i ekipit të futbollit A, Nicolò Zaniolo, mbështeti punën tonë në Qendrën e Ndihmës së Stadiumit Nef. Jemi në Nef Stadium P1 dhe P2 Parking. Ne presim ndihmën tuaj për qytetarët tanë në zonën e fatkeqësisë”, thuhet në njoftimin e Galatasarayt, përcjell Demokracia.com.
Futbol A Takımı oyuncumuz Nicolò Zaniolo, Nef Stadyumu Yardım Merkezi’ndeki çalışmalarımıza destek verdi.
📍 Nef Stadyumu P1 ve P2 Otopark Alanı’ndayız.
Afet bölgesindeki vatandaşlarımıza yardımlarınızı bekliyoruz. ❤️🤍 pic.twitter.com/xJBmgVxEQW
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) February 9, 2023
Tërmeti shkatërrues që goditi juglindjen e Turqisë kishte një magnitudë 7.4 ballë të shkallës rihter. Tërmeti që goditi Turqinë e preku edhe Sirinë nga e cila mijëra njerëz u nxjerrën të vdekur nga rrënojat.
Ndërkaq, raportohet se në total mbi 16 mijë njerëz kanë vdekur nga ky tërmet./Demokracia.com/