Lajme
Pas zotimit për hakmarrje, Pakistani pretendon se ka shkatërruar 12 dronë indianë
Demokracia
10:52 | 08 Maj 2025

Share:

Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Ahmed Sharif Chaudhry, ka pretenduar se natën e kaluar vendi ka shkatërruar 12 dronë indianë të dërguar në qytete të ndryshme.

Këto pretendime vijnë, pas zotimit të kryeministrit pakistanez për hakmarrje për vrasjen e 31 personave gjatë sulmeve raketore të Indisë, duke shtuar frikën kështu për një konflikt që mund të eskalojë mes dy shteteve që kanë armë bërthamore.

Sipas The Guardian, kryeministri Sharif është shprehur me fjalët: “Ne e bëjmë këtë zotim, se do të nxjerrim hak për secilën pikë të gjakut të këtyre martirëve”.

Ndërkohë, sa u përket pretendimeve të Pakistanit për shkatërrimin e dronëve, ende nuk ka pasur ndonjë koment nga India.

Rikujtojmë se Forcat e Armatosura të Indisë ndërmorën një seri të sulemeve ajrore ndaj nëntë lokacioneve të territorim e Pakistani duke shkaktuar viktima e duke ngritur tensionet në rajon. Këto sulme vijnë pasi muajin e kaluar në rajonin e Kashmirit, Indi u vranë 36 persona, vrasje për të cilat India ka fajësuar Pakistanin.

Megjithatë, sipas ministrit të Jashtëm të Indisë, Vikram Misri, sulmet kishin për qëllim çaktivizimin e infrastrukturës së grupeve terroriste në territorin pakistanez.

Historik i shkurtër i konfliktit Indi-Pakistan

India dhe Pakistani, të dyja vende që posedojnë armë bërthamore kanë një histori të gjatë konflikti, veçanërisht për rajonin e kontestuar të Kashmirit. Dijmë se që nga pavarësia e tyre në vitin 1947 të dy palët kanë zhvilluar disa luftëra dhe më pas kanë krijuar një marrëdhënie të brishtë armëpushimi.

Incidenti i fundit ka ngritur shqetësime gjithandej globit, për mundësinë e përshkallëzimit të mëtejshëm ushtarak.

Të ngjashme