Lajme
Pas zjarrit në klinikën e Psikiatrisë, policia jep detaje të reja
Demokracia
12:36 | 25 Gusht 2023

Share:

Një person mbeti i vdekur ndërsa një femër ka marrë lëndime trupore si pasojë e zjarrit të shkaktuar në Klinikën e Psikiatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Demokracia.com ka raportuar e para për këtë rast tragjik.

Digjet Klinika e Psikiatrisë, dyshohet për një person të vdekur e disa të lënduar

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se si pasoj e tymit ndihmë dhe tretman mjekësor kanë pranuar edhe pesë persona personel mjekësor repartit të psikiatrisë.

Ndërkaq, prokurori i Shtetit rastin e ka cilësuar se “zjarrvënie dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Është raportuar se në klinikën e psikiatrisë një nga dhomat e izolimit është përfshi nga zjarri dhe si pasojë një pacient, viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku, ndërsa lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare e cila është duke u trajtuar në qendrën emergjente të QKUK-së. Si pasoj e tymit ndihmë dhe tretman mjekësor kanë pranuar edhe pesë persona personel mjekësor repartit të psikiatrisë”, thuhet në raport.

Tutje në raport bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, zjarrfikësi, eksperti i zjarreve dhe prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin dhe me urdhrin e tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

Të ngjashme