Sport
Pas zhgënjimit në Champions, Juventus synon të qetësohet përmes Serie A
Demokracia
10:05 | 22 Shkurt 2021

Share:

Juventusi i Andrea Pirlos sot do ta mbyllë javën e 23-të në Serie ku ballafaqohet me Crotonen, shkruan Demokracia.com.

Në letër kjo sfidë duket e lehtë për kampionët e Italisë, por duke e parë formën e tyre në ndeshjet e fundit, atëherë edhe ndaj Crotones gjithçka mund të ndodhë.

Juve u zhgënjye me paraqitjen e saj në Ligën e Kampionëve kur pësoi humbje nga Porta me rezultat 2:1 dhe shumë seriozisht e rrezikon eliminimin në 1/8 e fazës finale në Champions, çka do të ishte një dëshpërim i madh.

Ndeshja Juventus – Crotone nis nga ora 20:45 dhe “Zonja e vjetër” e ka të detyrueshme të fitojë. /Demokracia.com

 

Të ngjashme