Sport
Pas zhgënjimeve të vazhdueshme gjatë gati dy viteve të fundit, FFSHGJ ndërprenë bashkëpunimin me MPJD
Demokracia
21:58 | 12 Shtator 2022

Share:

Për shkak të injorimit që u bëhet sportistëve shqiptarë në Gjermani, anëtarë të FFSHGJ-së nga MPJD, Kryesia e FFSHGJ merr vendim që të ndërprejë bashkëpunimin me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Diasporës.

Lajmi është bërë publik përmes faqes zyrtare të kësja federate në Facebook e cila në detaje kanë sqaruar pse ka ardhur deri te ky vendim, përcjell Demokracia.com.

“E ndikuar nga dezinformatat e marra nga Muhamet Idrizi, znj. Donika Gërvalla e znj. Liza Gashi dhe z. Sylë Ukshini, drejtor i Departamentit të Diasporës, organizatën më masive shqiptare jashtë trojeve etnike e klasifikuan si jobashkëpunuese, vetëm sa i përket ndarjes së subvencioneve, pritjes së delegacioneve dhe pritjes së klubeve tona që vizituan Kosovën, por jo edhe të vijnë e të marrin pjesë në manifestimet tona duke u deklaruar gjoja po e ndihmojnë diasporën. Në ato vizita ata madhëruan Ministrinë dhe mbushën xhepat me meditje dhe dëmtuan ministrinë me shpenzime, për të marrë pjesë në një aktivitet të bashkatdhetarëve në mërgatë e që Ministria nuk e njeh!!!”, thuhet nër të tjera në reagimin e kësaj federate.

Postimi i plotë pa ndërhyrje i FFSHGJ

Arsyetim:

Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani (FFSHGJ) është organizata më e madhe shqiptare jashtë trojeve etnike. Ajo vepron nga viti 1991 dhe deri më tash është dalluar me zhvillimin e aktiviteteve masive në Gjermani dhe jashtë saj.

Aktivitetet kryesore janë: Gara për Kupën e Kosovës në Gjermani, Liga në Futsall, ndeshjet miqësore me seleksionet dhe klubet nga shtetet tjera evropiane, manifestimi për shpalljen e më të mirëve të vitit, ndihma e ofruar për FFK-në në grumbullimin e grupmoshave të reja në Gjermani, sjellja e klubit fitues të Kupës në Gjermani, në Kosovë, për të zhvilluar ndeshjen për Supërkupën Kosovë-Diasporë, sjellja e Seleksionit të klubeve shqiptare të Gjermanisë në Kosovë gjatë verës kur mbahen „Ditët e Diasporës“ (aktivitet që u ndëpre) e shumë aktivitete tjera në Gjermani e jashtë.

Seleksioni i FFSHGJ-së ka zhvilluar ndeshje miqësore me seleksionet gjegjëse të Suedisë, Belgjikës, Zvicrës e Holandës. Klubet tona poashtu luajtën në ndeshje suplementare me klubet e Zvicrës për të përcaktuar fituesin e Kupës së Diasporës.

Që nga formimi i Ministrisë së Diasporës, FFSHGJ kishte një bashkëpunim të shkelqyeshëm me këtë ministri dhe në kuadër të këtij bashkëpunimi çdo aktivitet i FFSHGJ-së u përcollë nga zyrtarë të kësaj ministrie dhe ato aktivitete u ndihmuan edhe materialisht, në formë subvencionimi apo të bashkorganizimit.

Por çka ndodhi me ardhjen Donika Gërvallës dhe Liza Gashit në udhëheqjen e kësaj ministrie?

Shpresat ishin shumë të mëdha se bashkëpinimi që kishim deri sa ministra ishin: Ibrahim Makolli, Valon Murati e Dardan Gashi, do të vazhdohet sipas premtimeve të partisë fituese që do të ketë një angazhim më të madh në ndihmë të bashkatdhetarëve nga diaspora, por ato u shuan shumë shpejt!

E ndikuar nga dezinformatat e marra nga Muhamet Idrizi, znj. Gërvalla e znj. Gashi dhe z. Sylë Ukshini, drejtor i Departamentit të Diasporës, organizatën më masive shqiptare jashtë trojeve etnike e klasifikuan si jobashkëpunuese, vetëm sa i përket ndarjes së subvencioneve, pritjes së delegacioneve dhe pritjes së klubeve tona që vizituan Kosovën, por jo edhe të vijnë e të marrin pjesë në manifestimet tona duke u deklaruar gjoja po e ndihmojnë diasporën. Në ato vizita ata madhëruan Ministrinë dhe mbushën xhepat me meditje dhe dëmtuan ministrinë me shpenzime, për të marrë pjesë në një aktivitet të bashkatdhetarëve në mërgatë e që Ministria nuk e njeh!!!

Informatat joobjektive të marra nga Muhamet Idirzi (shkaku i të cilit u shkarkua konsulli Gramoz Begolli) Znj. Gërvalla i përcolli tek personat e tretë duke bërë një shkelje të detyrave dhe pozitës që mban ajo. Një shkresë, në formë të letrës së hapur, që ishte bërë në emër të tri klubeve për FFSHGJ-në (në fomë të pyetjeve), e hartuar nga Muhamet Idrizi, iu dorëzua ministres Gërvalla nga autori i saj Muhamet Idrizi, që në atë kohë ishte i angazhuar si këshilltar i jashtëm në Ministri, e cila e keqpërdori atë duke e përcjellë edhe më tej dhe duke i besuar atij personi që ka manipuluar me kësi gjërash edhe më heret.

Rasti i parë: Në tetor të vitit 2021, FFSHGJ u përfaqësua në Kosovë me klubin FC Kosova Düsseldorf për të zhvilluar ndeshjen për Supërkupë Kosovë – Diasporë, kundër KF LLapi të Podujevës.

Me kohë u informua MPJD për këtë aktivitet dhe nga ajo u kërkua që brenda mundësive të ndihmohet klubi ynë, në transport nëpër Kosovë, në akomodim dhe në ndonjë ndihmë tjetër që ishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore. Kërkesa e tillë ishte e arsyeshme nga një klub futbolli amator shqiptar nga Diaspora i cili po vizitonte në mënyrë të organizuar vendlindjen, ku do të zhvillonte një ndeshje zyrtare. Në kërkësën tonë përgjigja e Ministrisë ishte negative. Klubi ynë nga Düsseldorfi, që përbëhej nga 50 anëtarë, pos shqiptarëve në radhet e veta kishte edhe gjermanë, grekë, spanjollë, italianë e turqë, lërë që nuk u ndihmua, porse as nuk iu bë një pritje nga zyrtarë të Ministrisë. Sikur mos të ishte pritja nga kryetari  komunës së Ferizajt, Z. Agim Aliu, me çfarë përshtypjeje do të ktheheshin në Gjermani ata të rinj kur aspak nuk u respektuan nga shteti i tyre, gjegjësisht Ministria e formuar për ta e që jetojnë në emër të tyre dhe që lavdërohen pa bërë gjë për ta.

Rasti i dytë: Në mars të këtij viti MPJD shpalli thirrjen për ndarjen e subvencioneve për shoqatat e subjektet që do të kenë aktivitete lidhur me diasporën për këtë vit. FFSHGJ sikurse edhe më parë dorëzoi aplikacionin të përbërë nga 29 faqe dhe besojmë thellë se ishte programi më i arsyeshëm nga të gjithë aplikuesit, për organizimin e garës për Kupën e Kosovës në futboll në Gjermani. Kërkesa jonë ishte komplete dhe e arsyetuar me të gjitha dokumentet e kërkuara. Duhet theksuar se çdo vit tjetër kërkesa jonë e ngjashme me këtë të këtij viti është ranguar në kreun e listës për nga numri i pikëve në bazë të vlerësimit nga Komisioni i Ministrisë, i cili këtë vit atë e refuzoi. MPJD vendos që programi ynë të mos përfshihet në konkurrencë për ndarjen e subvencioneve dhe në njoftimin që na dërgon përmes emailit na udhëzon që: „ANKESA MUND TË PARASHTROHET BRENDA 5 DITËVE NË ARKIVIN E MPJD“ gjë që për një organizatë që vepron jashtë shtetit ishte e pamundur që brenda pesë ditëve të vijë dikush në Prishtinë dhe të dorëzojë ankesën, prandaj hoqëm dorë nga ankesa.

Për çudi në këtë manifestim, për të cilin kërkuam mbeshtetje dhe ajo u refuzua, vjen të merrë pjesë drejtori i Departamentit të Diasporës Z. Sylë Ukshini. Një absurd i vërtet. Ai qëndron 4 ditë në Gjermani duke marrë pjesë në një manifesim që nuk e njeh dhe duke i shkaktuar shpenzime Ministrisë.

Ai nga afër e përcolli manifestimin dyditor, ku defiluan rreth 300 futbollistë e qindra tjerë shikues. Ku klubet shqiptare kishin udhëtuar nga 700 kilometra për të marrë pjesë në këtë garë dhe as kjo nuk ndikon që MPJD të ndihmojë garën dhe klubet pjesëmarrëse.

3.Rasti i tretë: Gjatë muajve të verës kur zakonisht mërgimtarët vizitojnë atdheun, udhëheqës të FFSHGJ qëndruan në Kosovë dhe pas takimit më Z. Sylë Ukshinin, drejtor i DD, i cili u deklaroi se nuk kishte ndikim në ndarjen e subvencioneve dhe nuk mund të ndikonte në këtë proces, kërkuam me shkrim takim me Ministren Gërvalla, apo Zëvendësministren Gashi, apo sekretarin e përgjithshëm, Isma. Kërkesën e dërguam më shkrim, porse kjo Ministri duke vazhduar injorimin ndaj nesh as që kthen një përgjigje për pranim apo refuzim të takimit. Dhe kjo na qenka Ministria që mbeshtet mërgimtarët!

Dhe një Ministri që skajmërisht injoron aktivitetin tonë vullnetar dhe të qindra e qindra të rinjëve, duke u motivuar ata të donë atdheun e tonë, duke u grumbulluar dy e tri herë në vit që edhe gjenerata e re të informohet me zhvillimin e atdheut dhe duke u mundësuar atyre „ta prekun“ atdheun me vizitat e tyre të organizuara si klube apo si seleksion i klubeve shqiptare në Gjermani, del një Ministri që thirret se ndihmon diasporën por që mashtron ngase injoron ata duke mos i ndihmuar fare dhe duke mos i pranuar as në takime.

Bazuar në të gjtiha këto nuk na mbetet tjetër por që publikisht të shpallim së deri sa kjo ministri ka këtë udhëheqje apo nuk e ndryshon qëndrimin ndaj organizatës më të madhe shqiptare në botë, ne, FFSHGJ-ja ndërprejmë çdo bashkëpunim me MPJD-së.

Kryesia e FFSHGJ

Ruzhdi Statovci, kryetar. /Demokracia.com

 

Të ngjashme