Lajme
Pas zgjedhjeve, mblidhen strukturat e PDK-së
Demokracia
08:13 | 16 Mars 2021

Share:

Sot dhe nesër do të mblidhen strukturat e PDK-së, ku do të diskutohet për rezultatin e zgjedhjeve, për ndërtimin e institucioneve dhe për hapjen e ndryshimet që duhet të ndodhin.

Kështu bëri të ditur mbrëmë kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në një debat në Kanal 10, përcjell Demokracia.com

Ai tha se sot do të mblidhet Kryesia ndërsa nesër Këshilli Drejtues.

“Nesër (sot) mblidhet Kryesia, pasnesër (nesër) mblidhet Këshilli Drejtues. Do të bisedoj për rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit, do të bisedojmë sjelljen tone si opozitë, do ta trajnojmë çështjen e zgjedhjes së presidentit, mund të kem mendim të qartë personal por vendimet duhet të merren në parti, dhe për hapat dhe reformën, hapjen dhe ndryshimin që duhet të ndodhë”, tha Hoxhaj.

Të ngjashme