Lajme
Pas zgjedhjeve, Hoxhaj nis takimet me degët e PDK-së në Kosovë
Demokracia
11:43 | 10 Mars 2021

Share:

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, është duke zhvilluar takime në të gjitha degët e kësaj partie nëpër Kosovë.

Kryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj është duke i zhvilluar disa vizita në të gjitha degët e PKD-së, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan Demokracia.com

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie të Partisë Demokratike të Kosovës, se këto vizita janë duke u zhvilluar siç thuhet në njoftim, për t’i falënderuar për angazhimin e palodhshëm në zgjedhjet e fundit.

“Ai ka takuar anëtarët dhe kryesitë e degëve në Skënderaj dhe Drenas, ku ka diskutuar për punën që e pret Partinë Demokratike të Kosovës tutje. Hoxhaj është shprehur mirënjohës për punën dhe angazhimin e tyre të pa ndalur për PDK-në dhe për Kosovën”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i PDK-së pa ndërhyrje:

Kryetari i partisë, Enver Hoxhaj ka nisur një tur vizitash nëpër të gjitha degët e PDK-së në Kosovë, për t’i falënderuar për angazhimin e palodhshëm në zgjedhjet e fundit.

Ai ka takuar anëtarët dhe kryesitë e degëve në Skënderaj dhe Drenas, ku ka diskutuar për punën që e pret Partinë Demokratike të Kosovës tutje. Kryetari Hoxhaj është shprehur mirënjohës për punën dhe angazhimin e tyre të pandalur për PDK-në dhe për Kosovën./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/PDKqender/posts/3835249476521070

Të ngjashme