Sport
Pas xhudos dhe futbollit, hendbolli është sporti i tretë më i ranguar në Kosovë
Demokracia
19:02 | 31 Janar 2023

Share:

Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar të martën listën e sporteve në bazë të kategorizimit. Hendbolli është sporti i tretë më i ranguar, pas xhudos e futbollit.

Sipas vlerësimit të komisionit të KOK-ut, hendbolli mban vendin e tretë me 81.10 pikë.

Futbolli, sipas komisionit, ishte pak mbi hendbollin e xhudoja kishte disa pikë më shumë. Por më pas u vendos nga KOK-u që xhudo e futbolli të poentohen me nga 100 pikë.

Në kategorinë A janë edhe volejbolli, basketbolli, karateja dhe boksi.

Sportet, përkatësisht federatat sportive, janë ndarë në katër kategori të ndryshme. Kategorizimi bëhet në bazë të shumë kritereve, ndërsa kalimi në vendin e tretë dëshmon rritjen e vazhdueshme të hendbollit kosovar dhe punën e mirë që po e bënë FHK-ja.

Vjet FHK-ja ishte e katërta në kategorinë A./Demokracia.com/

Të ngjashme