ShowBiz
Pas vitesh që thuhet se janë në një lidhje, aktorët e famshëm fotografohen duke u puthur
Demokracia
12:40 | 04 Korrik 2021

Share:

Thashethemet më në fund u konfirmuan. Yjet e “Spider-Man”, Zendaya dhe Tom Holland, u fotografuan duke u puthur në Los Angeles të enjten, në makinën e Holland.

Ata u panë në lagjen Silver Lake të LA, ku thuhet se jeton nëna e Zendaya-s, Claire Stoermer. Stoermer ishte fotografuar duke dalë nga një rezidencë me dyshen e famshme të njëjtën ditë, kështu që ndoshta gjërat po bëhen serioze nëse Holland tashmë është prezantuar me familjen e Zendaya-s..

Thashethemet se çifti, i emëruar nga fansat si “Tomdaya”, janë bashkë qarkullojnë për vite me radhë.

Pas roleve të tyre kryesore në “Spider-Man: Homecoming” të vitit 2017 – në të cilin Holland luante Peter Parker dhe Zendaya portretizonte shoqen e tij të klasës Michelle – burimet thanë se ata kishin filluar të frekuentoheshin me njëri-tjetrin.

“Ata kanë qenë jashtëzakonisht të kujdesshëm për ta mbajtur lidhjen private dhe larg vëmendjes së publikut, por kanë shkuar në pushime me njëri-tjetrin dhe përpiqen të kalojnë sa më shumë kohë të jetë e mundur me njëri-tjetrin”, tha një person i brendshëm për People në korrik të vitit 2017.

Në atë kohë, dyshja qeshi me këto lajme në mediat sociale.

Ndërsa pas fotos së fundit as çifti dhe asnjë nga përfaqësuesit e tyre nuk kanë reaguar publikisht.

 

Të ngjashme