Lajme
Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael, Xhaçka: Nga sot, rajoni është më i sigurt
Demokracia
16:27 | 01 Shkurt 2021

Share:

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka shkruar pas vendosjës së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

Xhaçka ka thënë se rajoni ynë është sot më i sigurt dhe i qëndrueshëm, shkruan Demokracia.com

“Kjo ngjarje historike konfirmon edhe njëherë miqësinë midis dy kombeve shqiptaro-izraelite. Mirënjohje dhe falënderim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të gjithë mbështetjen!”, shkruan Xhaçka në Facebook.

Më tutje ajo thotë vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit  është një tjetër konfirmim se Kosova shtet është një realitet i patjetërsueshëm.

Njoftimi i Olta Xhaçka, pa ndërhyrje:

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit  është një tjetër konfirmim se Kosova shtet është një realitet i patjetërsueshëm. Rajoni ynë është sot më i sigurt dhe i qëndrueshëm. Kjo ngjarje historike konfirmon edhe njëherë miqësinë midis dy kombeve shqiptaro-izraelite. Mirënjohje dhe falenderim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të gjithë mbështetjen!/Demokracia.com

https://www.facebook.com/xhackaolta/posts/3615753155127045

Të ngjashme