Lajme
Pas vendosjes së dy pllakave përkujtimore në Gllanasellë, Lladrovci: Dëshmi se këtej u farkua liria
Demokracia
18:40 | 29 Tetor 2023

Share:

Në prani të familjarëve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, të personaliteteve të shquara nga të gjitha trojet etnike dhe shumë qytetarëve, u zbuluan dy pllaka përkujtimore në Gllanesellë të Drenasit, me ç’rast, Ramiz Lladrovci, kryetari Drenasit ka theksuar se pllakat përkujtimore do të jenë shenja dalluese, sot e gjithmonë se këtej u farkua liria.

“Gjithsesi, edhe shumë pllaka tjera duhet të vendosen në vendet historike të komunës tonë, në nderim të atdhetarëve dhe Ushtrisë sonë të lavdishme, për gjeneratat e tashme dhe të ardhme si tregues për rrugën e çlirimit nga okupatori serb”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Në Gllanasellë, dje, në prani të familjarëve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve të UÇK-së, personaliteteve të shquara nga të gjitha trojet etnike dhe shumë qytetarëve, janë zbuluar 2 pllaka përkujtimore, dëshmi për historinë tonë të re.

Pllaka e parë përkujtimore, është për shtëpinë-bazë ku priti atdhetarë e çlirimtarë nga të gjitha trojet etnike, nga viti 1981 dhe të filleve të UÇK-së ku u planifikuan dhe nga ku u nis aksioni mbi policinë serbe, më 1992, shtëpi ku u përgatitën eksplozivët e parë kundër okupatorit, ndërsa e dyta, kushtuar dëshmorit Hamit Lladrovci.

Kjo anë e Drenicës, është përplot vende që duhen përkujtuar, duhet vizituar dhe duhet nderuar, sepse, kontributi për liri i qytetarëve ka qenë i jashtëzakonshëm.

Gjithsesi, edhe shumë pllaka tjera duhet të vendosen në vendet historike të komunës tonë, në nderim të atdhetarëve dhe Ushtrisë sonë të lavdishme, për gjeneratat e tashme dhe të ardhme si tregues për rrugën e çlirimit nga okupatori serb.

Objekti i shtëpisë bazë i ilegales dhe të nismave të para të UÇK-së si dhe pllaka kushtuar dëshmorit Hamit Lladrovci, do të jenë shenja dalluese, sot e gjithmonë se këtej u farkua liria.

Të ngjashme