ShowBiz
Pas vendimit të gjykatës, flet avokati i Feros: Do të paraqesim ankesë
Demokracia
19:56 | 27 Korrik 2022

Share:

Sot, Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar 30 ditë paraburgim rep-artistit Feronit Shabani, i njohur në publik si “Fero”.

Kjo pasi në rrjetet sociale u bë virale një video-incizim, ku Fero shihej duke goditur me grushte një qytetar në veturën e tij, shkruan lajmi.net

Pas vendimit të gjykatës lajmi.net ka kontaktuar me Ilir Shaqirin, avokatin mbrojtës të rep-artistit, Fero. Me këtë rast, avokati Shaqiri ka treguar se pas vendimit që mori Gjykata në Gjilan, ata si palë mbrojtëse do paraqesin ankesë në afatin ligjor, mirëpo nuk komentoi veprimin e gjykatës.

“Askush nuk mundet me i komentu vendimet e gjykatës, mirëpo ne do paraqesim ankesë në afatin ligjor, lidhur me këtë vendim që e ka ndërmarrë, sipas mjetit juridik dhe depozitave ligjore që na u lejohen”, tha Shaqiri për lajmi.net.

Kur avokati u pyet se a është deklaruar i penduar Fero pas veprës që ka bërë, ai u përgjigj se nuk ka nevojë të komentojë.

“S’ka nevojë ma shumë me komentu” shtoi tutje ai.

Ndryshe pas publikimit të videos reagimet ishin të shumta në rrjete sociale.

Fero ishte i njohur edhe më parë për organet e sigurisë dhe hetuesisë në vend, por rasti i fundit bëri që ai të përfundoi prapa grilave për 30 ditët e ardhshme.

Të ngjashme
ShowBiz • 01 Qershor 2024