ShowBiz
Pas varrimit të Princit Philip, popollariteti i Harry dhe Meghan bie edhe më shumë
Demokracia
10:23 | 28 Prill 2021

Share:

Meghan dhe Harry filloi të binte në periudhën kur u bë intervista me Oprah, mirëpo pas varrimit të Princit Philip, vëmendja për ta ka rënë dukshëm më së ulti ndonjëherë.

Sipas një sondazhi të YouGov, që nga ceremonia e varrimit, simpatia e publikut për ta ka rënë për tri pikë të tjera, transmeton Demokracia.com

Sipas këtij sondazhi të preferuarit e publikut janë Princ Ëilliam dhe Kate ndërsa Princi Andreë është më së paku i dashur për publikun.

Sipas të dhënave, prej më shumë se 1,700 britanikëve të anketuar midis datave 21 dhe 22 prill, opinioni publik i Princit Harry ka mbetur kryesisht negativ pavarësisht kthimit të tij në shtëpi për varrimin e gjyshit të tij më parë këtë muaj.

Shifrat e fundit tregojnë se 43 për qind e britanikëve tani kanë një mendim pozitiv për Princin Harry, ndërsa 49 për qind kanë mendim të keq për të./Demokracia.com/

Të ngjashme