ShowBiz
Pas tragjedisë me vrasjen e fotografes, Alec Baldwin do të bëhet baba për herë të shtatë
Demokracia
11:51 | 30 Mars 2022

Share:

Aktori Alec Baldwin do të bëhet sërish baba. Lajmi vjen vetëm disa muaj pas tragjedisë në xhirimet e filmit ‘Rust’, ku mbeti e vrarë Halina Hutchins. Bashkëshortja e aktorit Hilaria Baldwin e publikoi lajmin në Instagramin e saj të martën, duke postuar një video të saj me Alec, dhe me gjashtë fëmijët e tyre.

“Pas shumë ulje-ngritjeve gjatë viteve të fundit, ne kemi një ngritje emocionuese dhe një surprizë të madhe: një tjetër Baldwinito po vjen këtë vjeshtë. Ishim shumë të sigurt se familja jonë ishte e kompletuar dhe ne jemi shumë të lumtur me këtë surprizë,”- shkruajti Hilaria në Instagram.

Ajo ndau gjithashtu një video nga momenti ku iu jep lajmin fëmijëve të tjerë.

“Po ndaj me ju momentin që u thamë fëmijëve, siç mund ta shihni, ata janë super të emocionuar! Fëmija ynë i ri është një pikë shumë e ndritshme në jetën tonë. Një bekim dhe një dhuratë në kohë të tilla të pasigurta,”-tha ajo.

Të ngjashme