Lajme
Pas tragjedisë, komuna e Prishtinës nis heqjen dhe krasitjen e druve të dëmtuar
Demokracia
10:05 | 08 Qershor 2022

Share:

Të hënën pas rrëzimit të një lisi në qendër të Prishtinës, një 30-vjeçar vdiq, ndërsa një grua mbeti e lënduar rëndë. Kjo ka bërë që komuna e Prishtinës të nisë heqjen dhe krasitjen e druve të dëmtuar që paraqesin rrezik potencial si rezultat i kushteve të rënda atmosferike.

Sipas njoftimit, deri tash është bërë realizimi i prerjeve dhe krasitjeve në rrugën “Abedin Rexha” dhe në “Parkun e Qytetit”.

Gjatë ditës së sotme, planifikohet procedurë e njëjtë edhe në “Tauk Bashqe”, rrugën “Simon Shiroka” – qendër, rrugën “Jonuz Zejnullahu” dhe në vende të tjera që paraqesin rrezik për qytetarët.

Njoftimi i plotë:

Komuna e Prishtinës nëpërmjet Hortikulturës dhe Organit Mbikqyrës është në proces të vazhdueshëm të identifikimit dhe eliminimit të drunjëve të dëmtuar të cilët paraqesin rrezik potencial si rezultat i kushteve të rënda atmosferike, si dhe krasitjes së disa prej tyre për të evituar rrezikun nga kabllot e rrymës.

Deri tash është bërë realizimi i prerjeve dhe krasitjeve në rr. “Abedin Rexha” dhe në “Parkun e Qytetit”.

Planifikohet që me të njejtat procedura do të vazhdohet sot në “Tauk Bashqe”, në rr. “Simon Shiroka” – Zona Qendër, në rr. “Jonuz Zejnullahu” dhe në vende të tjera që mund të paraqesin rrezik për qytetarët. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme