Turqia vijon të goditet nga të tjerë tërmete, të konsideruar të fortë. Edhe pse tërmetet nuk parashikohen, sizmologët argumentojnë se përplasja e pllakave gjigante do të gjenerojë ende lëkundje me magnituda të larta.
“Jemi në një nyje nga më të rëndësishmet tektonike të Mesdheut ku puqen me njëra-tjetrën pllakat gjigante tektonike, siç është ajo e Arabisë dhe Afrikës”.
Tërmetet në Turqi vijojnë të jenë me intensitet të lartë, kryesisht në aspektin e energjisë së tyre dhe jo shpeshtisë së tyre. Vazhdon të mbetën me magnituda të larta dhe kjo tregon se ende kemi një energji shumë të madhe të akomuluar”, theksoi ai.
E në këtë përplasje të pllakave gjigante tektonike, është përfshirë i gjithë rajoni, ku përjashtim nuk bën as Shqipëria.
“Jemi duke parë që ka zona të tjera të aktivizuara rishtazi të cilat kanë tërmete të moderuar , pra që tregon që gjithë rajoni ka qene tashmë i ngarkuar në aspektin tektonik ,por për shkak të kësaj lëvizjeje shumë të madhe që po ndodh nga tërmeti në Turqi, po vendoset një ekuilibër duke u shprehur me aktivitet tërmetor.
Edhe Shqipëria nuk bën përjashtim nga energjia që transferohet përgjatë këtyre linjave, aktualisht kemi pjesën e jugut të Shqipërisë që ka disa vatra tërmetesh pra është rritur shpejtësia e tyre, por ende jemi në pjesën e mikrotermeteve. /euronews