Lajme
Pas tensioneve në veri të Mitrovicës, NATO porosi të qartë Kosovës e Serbisë
Demokracia
18:55 | 03 Gusht 2022

Share:

Tensionet e së dielës së 31 korrikut në veri të Kosovës pas vendimit të Qeverisë për reciprocitet me Serbinë në targa dhe dokumente trazuan edhe NATO.

Pas tensioneve në veri dhe shtyrjes së zbatimit të vendimeve nga Qeveria e Kosovës, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i shqetësuar I ka telefonuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, shkruan Demokracia.com.

Stoltenberg të martën  ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti dhe ka kërkuar që të ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprimet e njëanshme.

“Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka shkruar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Ndërkaq sot sekretari Stoltenberg ka biseduar me presidentin ser Vuçiq.

Ai i ka thënë presidentit serb se NATO-ja është e gatshme për të ndërhyrë nëse stabiliteti rrezikohet.

“Fola me presidentin e Serbisë, Vuçiq rreth tensioneve në veri të Kosovës. Të gjitha palët duhet të angazhohen me konstruktivitet në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zgjidhin dallimet përmes diplomacisë. NATO-KFOR rri i gatshëm për të ndërhyrë nëse stabiliteti rrezikohet, bazuar në mandatin e Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Stoltenberg.

Të ngjashme