Lajme
Pas të shtënave me armë në Brooklyn, njerëzve u kërkohet të rrinë larg
Demokracia
17:08 | 12 Prill 2022

Share:

Zyra e kryetarit të qytetit të Nju Jorkut dhe guvernatori i shtetit thonë se po ndjekin nga afër situatën në Brooklyn ku mbetën të plagosur të paktën 13 persona.

Njerëzve u është kërkuar që të qëndrojnë larg zonës së stacionit “36th Street” në lagjen “Sunset Park”, shkruan BBC.

Në një postim në Twitter, Fabien Levy, sekretari i shtypit për kryebashkiakun e NYC, Eric Adams, tha se kryebashkiaku tashmë është duke u informuar për situatën.

“Ndërsa mbledhim më shumë informacion, u kërkojmë banorëve të Nju Jorkut të qëndrojnë larg kësaj zone për sigurinë e tyre dhe në mënyrë që reaguesit e parë të mund të ndihmojnë ata në nevojë dhe të hetojnë,” tha ai.

Sulm në metronë e New York-ut, dyshohet për disa të plagosur

Konfirmohen 13 të plagosur nga sulmi në New York, policia në kërkim të një burri me jelek portokalli

 

Të ngjashme