Lideri i partisë së ekstremit të djathtë rumune Aleanca për Bashkimin e Rumunëve (AUR), Claudiu Tarziu, dëshiron që Rumania të aneksojë një pjesë të Ukrainës.
“… Ne nuk do të jemi vërtet sovran derisa të riintegrojmë shtetin rumun brenda kufijve të tij natyrorë!”, ka thënë Tarziu.
Ai tha se gjithçka që ishte kombi rumun duhet të kthehet në kufijtë e një shteti.
“Bukovina e Veriut nuk mund të harrohet! Besarabia Jugore nuk mund të harrohet! Toka Hertsa, Transilvania, gjithçka që ishte dhe është kombi rumun duhet të kthehet në kufijtë e një shteti!”, citohet të ketë thënë kreu i AUR.
Dhe siç vlerësojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, deklaratat e Tarziu përbëjnë një rrezik të madh për statusin e Rumanisë si anëtare e NATO-s dhe si anëtare e Bashkimit Evropian, duke pasur parasysh pasojat e veprimeve të tilla.