Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, është deklaruar pas pjesëmarrjes në takimin në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë me akterë të ndryshëm vendorë.
Gërvalla, me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka thënë se “çdo model që i mundëson Serbisë ta minojë sovranitetin duhet të refuzohet”, shkruan Demokracia.com.
“Çdo model që e mundëson Serbinë të minojë sovranitetin e Kosovës duhet të refuzohet nga të gjithë ata që synojnë paqen e qëndrueshme dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon”, ka deklaruar Gërvalla.
Ajo ka falënderuar ambasadorin Hovenier për takimin e sotëm. /Demokracia.com/
Any model that allows Serbia to undermine 🇽🇰‘s sovereignty should be rejected by all that aim sustainable peace and good neighborly relations in the region.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) January 31, 2023