Lajme
Pas takimit me Albin Kurtin tërhiqet Arbër Vokrri: S’jam më kandidat për kryetar të VV-së në Prishtinë
Demokracia
11:41 | 05 Shtator 2022

Share:

Arbër Vokrri, aktivist i vjetër i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status, në të cilën ka njoftuar tërheqjen nga gara për kryetar të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Ai këtë vendim e bëri publik pas takimit me kryetarin e tij, Albin Kurti, duke thënë se LVV duhet ta shmang përçarjen.

“Në këtë frymë unë e takova edhe kryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me të cilin njihemi e bashkëpunojmë qe më tepër se 25 vjet. Biseduam për gjendjen organizative të subjektit tonë por poashtu edhe për situatën e përgjithshme në vend. Atij ia kumtova edhe qëndrimin tim – që e konsideroj si hap më të dobishëm tërheqjen nga kandidimi për kryetar të QPR. Protagonizmi në një fitore apo humbje përçarëse nuk i shërben askujt në këtë mes.”, shkroi ndër të tjera Vokrri.

Të ngjashme