Ka qenë një ditë e ngarkuar për Joe Biden, i cili është takuar me ministrat ukrainas dhe qeverinë polake si pjesë e vizitave të tij europiane këtë javë.
Pas përfundimit të takimeve të tij zyrtare, ai shkoi në stadiumin kombëtar të Polonisë për të takuar refugjatët e larguar nga lufta, shkruan skynews.
Presidenti i SHBA-së Joe Biden u takua gjithashtu edhe me kuzhinierin Jose Andrés dhe vullnetarë në Varshavë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.