Lajme
Pas takimeve me liderët opozitarë, Lajçak takon komandantin e KFOR-it
Demokracia
18:33 | 10 Mars 2023

Share:

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, që dy ditë është duke qëndruar në Prishtinë.

Lajçak të enjten ka zhvilluar takimet e para me krerët e shtetit, ndërsa sot kishte takime me liderët opozitarë.

Pas tyre Lajçak ka takuar edhe komandantin e KFOR-it, shefin e EULEX-it, të UNMIK-ut dhe atë të OSBE-së në zyrat e misionit të NATO-s në Kosovë.

“KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe ka aftësi dhe personel për të vazhduar zbatimin e mandatit të OKB-së plotësisht dhe në baza ditore, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Kjo i kontribuon sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit në të gjithë rajonin”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Ndërsa me ambasadorët Michael Davenport (OSBE), Lars-Gunnar Wigemark (EULEX) dhe Caroline Ziadeh (UNMIK), thuhet se diskutuan për situatën aktuale për të sinkronizuar çdo përpjekje për të mbështetur dialogun në kuadër të mandateve përkatëse.

Të ngjashme