Lajme
Pas sulmit të djalit, Rashiq mban konferencë për medie
Demokracia
13:49 | 23 Shkurt 2021

Share:

Nenad Rashiq sot do t’i drejtohet mediave pas rrahjes që iu bë djalit të tij, Nikolla Rashiq.

Gjatë së hënës në Llapnasellë të Graçanicës është rrahur Nikolla Rashiq, djali i Nenad Rashiqit.

Në lidhje me këtë gjatë ditës së sotme vetë Rashiq do t’i drejtohet mediave përmes një konference për medie e cila pritet të fillojë në ora 15:00.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, vetë Nenad Rashiq, pas interesimit të redaksisë në lidhje me gjendjen shëndetësore të djalit të tij.

“Ju ftoj në konferencë për shtyp në Qendrën Mediale në Çagllavicë në ora 15:00”, ka thënë Rashiq për Demokracia.com.

Theksojmë se Prokuroria Themelore e Prishtinës tashmë ka nisur hetimet për këtë rast dhe se janë ndaluar për 48 orë tetë persona të përfshirë në këtë rrahje në mesin e tyre edhe një i mitur. /Demorkacia.com/

Të ngjashme