Nenad Rashiq, ka treguar se a do të qëndrojë edhe më tej në politikë pas rrahjes që iu bë djalit të tij.
Lideri i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, në një konferencë për medie, ka folur për gjendjen shëndetësore të djalit të tij, Nikolla, i cili u rrah dje nga disa persona në afërsi të shkollës në Llapnasellë.
Gjatë një konference për medie, Rashiq, theksoi se duke e parë që po rrezikohet jeta e familjes së tij, për shkak të bindjeve të tija politike, këtë gjë e ka diskutuar edhe me djalin tjetër të tij dhe bashkëshorten, se a duhet të tërhiqet ai nga politika për shkak të rrezikut që mund t’iu shkaktojë atyre si pasojë e bindjeve të tija politike.
“Kam pasur ditë të vështira, por duhet të them kam pasur dyshimet e mia te disa turbulenca të brendshme. Me të vërtetë njeriu duhet të ketë fuqi të brendshme që të përballet me këtë. Dje kam ofruar një shembull…. që unë dhe kolegët e mi që jemi këtu ne përjetojmë gjëra të tilla e ndoshta edhe më të rënda. Dhe me të vërtetë duhet të pyetemi se a duhet të merremi me politikë. Me të vërtetë ngjarja e djeshme më ka frikësuar… unë e kam pyetur djalin tim tjetër dhe bashkëshortja, nëse më ndodh diçka a mendojnë se unë jam fajtor që kam rrezikuar që janë rrezikuar jetën e tyre. Ata kanë qenë njëzëri që jo, sepse duhet të angazhohemi për të mirë për serbët në Kosovë. Me të vërtetë jam në dilemë, por falë Zotit dhe me mbështetjen e familjes nuk do të largohem nga politika”, theksoi Rashiq. /Demokracia.com/