Lajme
Pas sulmit, kryebashkiaku i Lutskut u bën thirrje qytetarëve që të strehohen
Demokracia
07:24 | 11 Mars 2022

Share:

Janë raportuar sulme edhe në qytetet Lutsk dhe Dnipro të Ukrainës.

Kryebashkiaku i Lutsk, Ihor Polishchuk ka konfirmuar se shpërthimet ndodhën pranë aeroportit të qytetit dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të strehohen,

“Të gjithë në strehë”, ka shkruar në një postim në Facebook.

Në Dnipro, tre shpërthime u raportuan nga mediat ukrainase, ku një me sa duket goditi një fabrikë këpucësh dykatëshe, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Dy shpërthimet e tjera ishin pranë një kopshti fëmijësh dhe një ndërtese me shumë apartamente, sipas raportimeve.

Të ngjashme