Lajme
Pas sulmeve në veri, Pacolli: BE-ja t’i reagojë sa më parë Beogradit
Demokracia
14:01 | 25 Shtator 2021

Share:

Pas diegies së Qendrës së Regjistrimit në Zubin Potok nga serbët ka reaguar edhe kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili i ka kërkuar Bashkimit Evropian që t’i reagojë sa më parë Beogradit për “kërcënimet e fundit ndaj Kosovës”.

Ai përmes një postimi në ‘Facebook’ ka kërkuar që të lirohen rrugët e bllokuara sa më parë dhe të respektohet rendi dhe ligji, përcjell Demokracia.com

Pacolli gjithashtu ka reaguar edhe ndaj ofendimeve të Vulin ndaj kryeministrit Kurti, i cili e ka quajtur budalla këtë të fundit.

Shkrimi i plotë i Pacollit:

BE-ja t’i reagon sa më parë Beogradit për kërcënimet e fundit ndaj Kosovës dhe sulmin terrorist në Zubin Potok dhe Zveçan. Rrugët e bllokuara të lirohen sa më parë dhe të respektohet rendi dhe ligji në pjesën verior të Kosovës. Janë të pa tolerueshme ofendimet e serbëve ndaj liderve tanë.

Të ngjashme