ShowBiz
Pas suksesit në Eurovision, Shkodra Elektronike paralajmëron fansat për një album
Demokracia
16:11 | 20 Maj 2025

Share:

Pas suksesit në Eurovision që këtë vit u mbajt në Bazel të Zvicrës, Shkodra Elektronike, duket se nuk e ka në plan të ndalet.

Grupi ka njoftuar publikimin e një albumi të shkurtër, ‘EP’ (që përmban 3 deri në 6 këngë) me titull “Shndrit”.

Ky album bëhet e ditur se do të lansohet për fansat e publikun më 23 maj (e premte).

 

A post shared by Shkodra Elektronike (@shkodraelektronike)

 

Po pritet gjithashtu me kuriozitet pas suksesit që korrën duke u renditur në vend të 8-të në kompeticionin e famshëm muzikor.

Fituese sivjet vlen të ceket se u shpall Austria që u përfaqësua nga JJ me “Wasted Love”.

 

Në vend të dytë u rendit Izraeli, për të cilin pati shumë zhurmë kurse në vend të tretë Estonia.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se si do të vazhdojë karriera e Beatriçe dhe Kolë, që për momentin janë në vëmendje të madhe. 

Të ngjashme