Legjenda e Liverpoolit dhe trajneri i tanishëm i Rangersit, Steven Gerrard po kërkohet nga skuadra e njohur angleze, Aston Villa.
Sipas raportimeve të “Football Insider” thuhet se drejtuesit e klubit nga Birmingham mund ta ndërrojnë trajnerin, ndonëse janë në pozitë të mirë në ligë.
Pronarët e Aston Villës që nga viti 2018 kanë shpenzuar rreth 400 milionë funte, derisa 250 milionë prej tyre janë shpenzuar në transferime të lojtarëve.
Steven Gerrard fitoi titullin e kampionit me Rangersin si trajner, gjë që ishte i pari në karrierën e tij si trajner.
Dean Smith është momentalisht trajner i klubit të Aston Villës dhe ka kontratë deri në vitin 2023. /Demokracia.com