Sport
Pas spektaklit në “Camp Nou”, Mbappe ka disa fjalë
Demokracia
10:22 | 17 Shkurt 2021

Share:

Sulmuesi francez i PSG-së, Kylian Mbappe ka qenë njeriu kryesor i ndeshjes së Ligës së Kampionëve ku e mposhti Barcelonën me rezultat 4:1 në “Camp Nou”, transmeton Demokracia.com.

Ylli francez dhuroi spektakël duke shënuar tre gola, gjë e cila edhe e la nën hije ylli botëror Lionel Messi.

“Ne jemi shumë të lumtur. Ishte ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Ne kemi dashur të vijmë dhe të fitojmë. Ne e kemi bërë këtë me stil. Kjo mbrëmje ishte madhështore.

Por nuk kemi fituar ende asgjë. Gjithnjë kam dashur të jap më të mirën për Parisin. Është fanellë që ka shumë rëndësi për mua”, ka thënë Mbappe i cili ka folur edhe për trajnerin e ri të PSG-së, Mauricio Pochettino.

“Trajneri ka bërë punë të madhe prej se ka ardhur. Por ai ka vazhduar punën e Tuchelit. Ne po bëhemi gjithnjë e më të mirë në aspektin fizik”, përfundoi Mbappe. /Demokracia.com

Të ngjashme