Lajme
Pas skandalit milionësh ku përmendet Albin Kurtin, LVV del me video propaganduese ku sulmon bizneset e opozitën
Demokracia
16:44 | 10 Janar 2023

Share:

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje i është rikthyer videove ku godet kundërshtarët politikë. Në videon e parë për këtë vit, target i VV-së janë opozitarët Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku si dhe Ramush Haradinaj  e Sami Lushataku të cilët subjekti i Kurti i lidh me vjedhje, zhvatje, Hajni dhe pasurim nga politika.

Videoja u lansua të martën, pikërisht, kur në media u publikua një lajm i mediave sllovene që shkruan për para të kopanisë GEN të dërguara për fushatën e Kurtit për çka opozita kërkoi llogari.

“Çka ka çka s’ka këto 2 vite?

Nuk ka vjedhje, zhvatje, hajni. Pasurim të politikanëve nga politika.

Nuk ka pasurim të bizneseve dhe familjeve të lidhura me pushtetin.

Nuk ka nënshtrim dhe nuk ka nënshkrim kundër Republikës së Kosovës.

Ka shtet sepse s’ka banda.

Ka zhvillim sepse s’ka hajni.

Ka vizion sepse s’ka mësymje private.

Ka shtet sepse ka shoqëri, ka qytetari.

Ka REPUBLIKË!” thuhet në tekstin që ka publikuar VV bashkë me videon.

Opozita këto video  të VV-së vazhdimisht i ka cilësuar si propagandistike.

Pjesë e kësaj video është edhe Lista Serbe që sipas VV-së më “nuk i shantazhon institucionet”.

Të ngjashme