Lajme
Pas skandalit me vajzën e saj, nisin talljet me Donika Gërvallën| Intervistë imagjinare me ministren
Demokracia
13:54 | 08 Korrik 2022

Share:

Pas skandalit të ministres Donika Gërvalla-Schwarz të publikuar në Demokracia.com kanë nisur talljet në llogari të saj. 

Mediumi Periskopi.com ka publikuar një intervistë imagjinare me ministren Gërvalla.

Ky është shkrimi i plotë i Periskopit:

Njoftim: Këtë lajm, po e publikojmë në rubrikën FUN  

Ministrja Donika Gërvalla ka reaguar në mënyrë qesharake ndaj një lajmi të publikuar në media – se ajo si ministre – ka vendosur në dispozicion Ministrinë me krejt logjistikën, përfshirë edhe burimet njerëzore: Ministrinë, asistenten dhe vulën e institucionit, për t’ia ‘kryer’ praktikën në Ministrisë vajzës së saj të mitur.

Me tre rreshta, ministrja nuk dënjon ta mohojë një raportim të tillë të medias që përmbante edhe dokumente, por reagon në këtë formë:

“Paska nisur sot edicioni i ri i serialit “Qepimi”.

Filmi i njëjte, vetëm skena ndryshon.

Ne vazhdojmë punën”.

Ky reagim i Ministres, lë shumë hapësirë për interpretime, por për t’u zbavitur, ne po imagjinojmë një bashkëbisedim serioz me këto fjali, tutje ‘A’ fjalitë e ministres, ‘B’ – pyetjet/ reagimet tona: 

A: “Paska nisur sot edicioni i ri i serialit “Qepimi”.

B: Pse çdo raportim të mediave, pushteti e quan ‘qepim’. Pse mediat nuk e quajnë ‘qepim’ çdo skandal të institucioneve?

A: Filmi i njejtë, vetëm skena ndryshon.

B: Po, e vërtetë. Këso filmash, kemi parë nga pushtet që kemi kritikuar bashkarisht.

A: Ne vazhdojmë punën.

B: Ok, punë të mbarë! Ditën e mirë! 

SKANDALOZE| Gërvalla e shndërron ministrinë në “çerdhe” familjare, vajza e mitur e saj kreu praktikë në MPJD me ligje gjermane

 

Të ngjashme