Lajme
Pas skandalit, Martin Berishaj merret me gazetarët: Kur ju mungon lapsi, baca Martin ua blen – S’kam pushkë për juve
Demokracia
12:15 | 17 Nëntor 2022

Share:

Ambasadori në Slloveni, Martin Berishaj një pjesë të kohës së intervistimit sot në Komision Hetimor të Kuvendit të Kosovës, i ka kushtuar mediave të vendit.

Ai për mediat kosovare, që natyrisht ka raporuar intensivisht për skandalin ku është i përfshirë ambasadori në Slloveni, thotë se duhet të raportohet e vërteta dhe se nuk i ka penguar në fjalë të lirë.

‘’Unë ju kam mbet borxh mediave të Kosovës se nuk kam folë asnjëherë sepse e respektoj fjalën e lirë dhe nuk i kam sulmuar.’’

‘’Mediat ndërkombëtare, atë natë u përmend në Lubljanë dhe kurrë më. Sepse u fitua pushteti, asnjë televizion, as STA, si agjencionë shtetëror, as ai publik as privat. Shumicën e këtyre gazetarëve tonë i kam pasë studentë, ju kam thënë se kur ju mungon lapsi, baca Martin ua blen lapsin. Unë për mediat kosovare nuk kam pushkë. Ata kanë të drejtë të shkruajnë, por mirë është me i argumentu.’’, tha ai.

Të ngjashme