ShowBiz
Pas skandalit, Loredana “heq dorë” nga marka e njohur
Demokracia
16:08 | 01 Dhjetor 2022

Share:

Fushata e Balenciaga-s ka ndezur jo pak diskutim në mbarë botën. Shtëpia e modës publikoi disa foto fëmijësh të vegjël që pozonin me çanta në formë arushë pelushi në duar, të cilit ishin të veshur me “veshje robërie.”

Yje botërorë që kanë bashkëpunime me Balenciaga-n, si Kim Kardashian, Dua Lipa apo Bella Hadid, u përballën me akuza nga ndjekësit e tyre, për mos-reagimin nga ana e tyre. Megjithatë, pas disa ditësh heshtje, ata reaguan.

Së fundmi një tjetër personazh i njohur shqiptar, reperja Loredana Zefi, ka reaguar në lidhje me skandalin e shtëpisë luksoze të modës.

Teksa ka ndarë një video nga videoklipi i ri i saj muzikor, Loredana shihet e veshur me Balenciaga, por në pamjet e postuara duket se reperja e ka “fshirë” emrin e markës, duke mos e lënë të dukshëm.

Këtë e ka evidentuar edhe vetë Loredana, e cila në seksionin e komenteve iu ka sqaruar ndjekësve dhe fansave të saj që “Balenciaga është fshirë (blur).”

Të ngjashme