Partia “SNS” në pushtet që drejtohet nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq po vazhdon t’i diskriminojë banorët shqiptarë të Komunës së Medvegjës.
Kjo po bëhet duke larguar në mënyrë sistematike emërtimet në gjuhën shqipe, nga të gjitha objektet.
Për një gjë të tillë ka reaguar Flora Ferati-Sachsenmaier, bashkëpunëtore Shkencore në Institutin Max Plank për Studimin e Diversitetit Fetar dhe Etnik, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka publikuar disa fotografi, duke treguar se “partia në pushtet SNS e Serbisë vazhdon të heqë tabelat dygjuhëshe në komunën e Medvegjës, përcjell Demokracia.com.
“Partia në pushtet SNS vazhdon t’i heqë tabelat dygjuhëshe në Komunën e Medvegjës. Gjuha shqipe po hiqet sistematikisht nga të gjitha shenjat e informacionit (objektet e kujdesit shëndetësor, emrat e rrugëve, informacionet turistike)”, ka shkruar Ferati-Sachsenmaier.
🇷🇸Serbia’s SNS ruling party continues to remove bilingual signs in the municipality of Medvegje/Medvedja.
As the images below show, Albanian language is being systematically removed from all signs of information (healthcare facilities, road names, tourist information). pic.twitter.com/Ntho8JJc4r
— Flora Ferati-Sachsenmaier (@FloraFerati) February 11, 2022
Prej vitit 2018 deri në fund të vitit 2020, 816 persona nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë fituar të drejtën e shtetësisë së Kosovës. Sipas Departamentit për shtetësi, azil dhe migracion, numri më i madh i personave që kanë kërkuar shtetësi të Kosovës, janë ata nga Serbia./Demokracia.com/