Sport
Pas shkëlqimit në Superligë, Mirlind Daku shpallet sportisti i vitit në Gjilan
Demokracia
13:32 | 14 Qershor 2021

Share:

Mirlind Daku është shpallur sportisti më i mirë i vitit në Komunën e Gjilanit.

Ish-sulmuesi i Ballkanit kishte shkëlqyer në edicionin që lamë pas me suharekasit, duke thyer edhe një rekord personal në futbollin kosovar, shkruan Demokracia.com.

Futbollisti gjilanas realizoi plotë 31 gola duke u bërë lojtari i parë që arrin këtë kuotë në histori të futbollit kosovar brenda një edicioni.

E kjo u bë shkak që Mirlind Daku të fitojë mirënjohje nga Komuna e Gjilanit e cila e nderoi atë me një mirënjohje.

23-vjeçari ka qenë i huazuar për një vit te “portokallezinjtë” e Suharekës, ndërsa pritet rikthimi i tij te Osijeku në Kroaci.

Mirlind Daku gjithashtu ka qenë i grumbulluar me Kombëtaren A të Kosovës për ndeshjet miqësore të muajit qershor. /Demokracia.com

Të ngjashme