Sport
Pas shkarkimit të Mourinhos, ky është kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e Romës
Demokracia
10:12 | 16 Janar 2024

Share:

Jose Mourinho dhe stafi i tij janë larguar me efekt të menjëhershëm nga Roma.

Trajneri portugez është larguar nga Roma pas dy viteve e gjysmë qëndrim në Olimpico, ku arriti të fitoj Ligën e Konferencës.

Special One arriti ta dërgoj Romën në finalen e Ligës së Evropës, por që u mposhtën nga Sevilla pas ekzekutimit të penalltive.

Giallorosët kanë disa emra në listën e dëshirave, por kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e skuadrës është italiani Antonio Conte.

Ish-trajneri i Interit, Juventusit, Tottenham e Chelseat ka qenë edhe më parë dëshirë e Giallorosëve, por pa arritur një marrëveshje.

Mediat italiane kanë raportuar se palët kanë pasur tanimë bisedimet e para dhe mbetet të shihet nëse Conte do të pranojë Romën qysh tani, apo nga sezoni i ri.

Nëse Conte vendos që të marrë Romën nga sezoni i ri, atëherë flitet që Daniele De Rossi të vije në krye të skuadrës deri në përfundim të këtij sezoni.

Të ngjashme