Lajme
Pas Rusisë, edhe Bjellorusia shpall 12 vende jomiqësore, në mesin e tyre edhe Shqipëria
Demokracia
12:18 | 08 Prill 2022

Share:

Qeveria e Bjellorusisë ka miratuar listën e vendeve jo mike, njofton Report. E para ishte Rusia që e mori një vendim të tillë, pas nisjes së pushtimin në Ukrainë dhe sanksioneve që morën shtetet.

Vendimi i Këshillit të Ministrave është publikuar në Portalin Kombëtar Ligjor të Internetit.

Përveç vendeve të BE-së, kjo listë përfshin edhe 12 shtete të tjera – SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Australia, Kanadaja, Norvegjia, Zelanda e Re, Shqipëria, Islanda, Maqedonia e Veriut, Lihtenshtajni, Mali i Zi dhe Zvicra.

Vendimi hyn në fuqi nga dita e publikimit zyrtar.

Të ngjashme